Grushti i shtetit në Myanmar, protestuesit bëjnë thirrje për bashkim: Bëni sa më shumë greva guerile

392
fresco

MYANMAR- Protestuesit në Myanmar kanë bërë thirrje për bashkim të të gjithë popullsisë kundër grushtit të shtetit. Reuters shkruan se teksa qytetarët marshuan ditën e sotme dhe vendosën buqeta me lule te të gjithë vendet që personat humbën jetën bënë edhe thirrje për bashkim kundër këtij nënshtrimi.

“Në ditët në vijim, ka protesta në rrugë. Bëni sa më shumë greva guerile. Ju lutemi bashkohuni,” tha një protestues.

“Le të dëgjojmë përsëri radio. Le të bëjmë thirrje telefonike edhe me njëri-tjetrin,” tha një protestues tjëtër.

“Myanmar po gjakderdh“, shkruhej në një parrullë.

Qytetarët e Myanmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi, e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

Comments