Gucati s’është në gjendje të mirë shëndetësore, nuk merr pjesë në seancë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo është konfirmuar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale nga avokati i tij, Jonathan Rees.
Ai deklaroi se Gucati është me ilaçe për shkak të gjendjes jo të mirë fizike dhe se do të vizitohet nga mjeku që të marrë diagnozën për problemin që ka.
“Në fillim të seancës sot, më është vënë në vëmendje gjendja e tij. Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka marrë ilaçe kundër dhimbjeve mbrëmë, e ka një takim me mjekun në orën 18:00 sot.Ai u përpoq që të qëndronte në sallë sot, por dhimbjet vazhduan dhe nuk është në gjendje të mirë fizike për të qenë i pranishëm. Nuk kam një diagnozë mjekësore, por besoj se do të kemi sonte”, është shprehur avokati i tij.
Ndryshe duhet përkujtuar se sot po vazhdon seanca ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ku mbi ta rëndojnë akuzat për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës./Lajmi.net/