Guri: Kuvendi u çlirua, 48 deputetë të VV-së e kanë cenuar rëndë rendin kushtetues
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se “Kuvendi i Kosovës u çlirua”.
Ai ka akuzuar 48 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje se me vetëdije të plotë kanë cenuar rëndë rendin kushtetues të vendit, përmes veprimeve të tyre gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit
Postimi i plotë:
Kuvendi i Kosovës u çlirua. 48 deputetë të VV-së, me vetëdije të plotë, e kanë cenuar rëndë rendin kushtetues.