Guri “u kap” me deputetët e Vetëvendosjes, Abdixhiku shprehet krenar me të

81

Deputeti i LDK-së, Paris Guri pati një përplasje me disa deputetë të Vetëvendosjes gjatë fjalimit që ia la në gjysmë udhëheqësi i seancës, Avni Dehari.

Guri fillimisht i tha deputetes Fitore Pacolli nëse “i ka kthyer 200 mijë eurot” nga subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë, pastaj i kërkoi Dimal Bashës e të tjerëve të VV-së që të qetësohen.

Për këto veprime të Gurit është shprehur krenar shefi i tij i partisë, Lumir Abdixhiku.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se prezenca e Gurit në foltore ishte më e fuqishme sesa britmat e pakontrolluara të një turme.

“Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.””, ka thënë Abdixhiku.

“Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi”, ka thënë kryetari i LDK-së.

“Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja është e bukur”, ka shtuar ai.

Comments