Hahn ka një porosi për Serbinë rreth Kosovës



Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se marrëveshja për telekomunikacionin është një progres i rëndësishëm që mund të kontribuojë në përmirësimin e jetës së njerëzve dhe normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.
“Është e rëndësishme për të dyja palët për të përshpejtuar punën në fusha të tjera, veçanërisht në rastin e Asociacionit të komunave serbe dhe energjisë ” tha ai në një intervistë për gazetën ” Veçernje Novosti”
I petur se nëse njohja e Kosovës do të jetë çmimi i pranimit të Serbisë në BE, ai ka thënë se përparimi i Serbisë në negociatat e pranimit duhet të jetë paralel me përparimin e Serbisë në sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
” Nuk ka asgjë të re në lidhje me të; kjo është deklaruar në mënyrë të qartë në kuadër të bisedimeve, ku nuk përmendet njohja Kosovës, por flitet për normalizimin gradual të marrëdhënieve mes dy palëve, – tha ai.