Hajnat ia thyejnë shtëpinë prizrenasit, i vjedhin ari në vlerë e para në vlerë të madhe
Hajnat kanë goditur sërish në rajonin e Prizrenit, kësaj radhe në fshatin Romajë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, hajnët kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, nga ku kanë vjedhur ari me vlerë 4 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Përveç sasisë së arit, ata kanë vjedhur edhe 4 mijë e 500 euro para të gatshme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore. /Lajmi.net/

