“Hallall buka”, qytetari e gjen kuletën me 530 euro dhe e dorëzon në polici

91

Në Stacionin policor në Prizren një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare Vermicë.

Në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej pesëqind e tridhjetë (530) eurosh dhe një (1) dollar amerikan.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikonte personin që i kishte humbur portofolin dhe atij pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer.

“Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/

Comments