Hapen edhe 14 qendra të tjera të vendvotimeve në SHBA

271

Hapen edhe 14 qendra të tjera të vendvotimeve në SHBA

Pas vendeve të shumta që janë hapur për të votuar në Amerikë, tashmë janë bërë hapjet e vendvotimeve edhe në Florida, Delaware, Georgia, Illinois, Louisiana, Massachusetts, Maryland, Michigan, Missouri, New Hampshire, Pennsylvania, Rhode Island, South Carolina dhe pjesë nga Tennessee , 30 minuta më parë.

Shtatëmbëdhjetë shtete në total tashmë janë të hapura dhe që votojnë. Shtetasit amerikanë sot votojnë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, pas një fushate që është cilësuar si më kundërthënëse në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Fituesi do të bëhet presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara dhe do të inaugurohet më 20 maj, duke e zëvendësuar presidentin aktual, Barack Obama, që ishte presidenti i parë afrikano-amerikan.

Comments