Hapet Njësia e Zjarrëfikësve në Tearcë, Memishi: Një hap i madh për sigurinë e qytetarëve tanë

130

Sot në Komunën e Tearcës është bërë hapja zyrtare e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit, një projekt i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, si dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me të gjithë banorët e Komunës së Tearcës një lajm shumë të rëndësishëm: sot, së bashku me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, kemi hapur zyrtarisht Njësinë Territoriale Kundër Zjarrit në komunën tonë. Ky është një hap i madh përpara për sigurinë e qytetarëve tanë dhe një dëshmi e qartë se premtimet e dhëna nuk mbeten vetëm fjalë, por kthehen në vepra konkrete. Me këtë projekt jetik, po forcojmë kapacitetet për reagim të shpejtë dhe mbrojtje më efikase në çdo situatë emergjente.

Mirënjohje e veçantë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ky është një sukses i përbashkët për të gjithë qytetarët e Komunës së Tearcës!”, ka shkruar Memishi.

Comments