Hapet qendra më e madhe tregtare – East gate [Video]

368
fresco

Në Shkup sot është hapur qendra më e madhe tregtare East Gate.

Gjendet në vendin e ish panairit të Shkupit dhe nuk është më larg se 5 minuta nga qendra e Shkupit.

Qendra që është investim i grupit Ballfin, pritet që të ketë rreth 12 milionë vizitorë në vit, kurse blerjet do të realizojnë qarkullim prej 120 milionë euro. Është paraparë që të hapen më shumë se 2500 punësime, para se gjithash në sektorin e tregtisë, por edhe në veprimtarinë e shërbimeve dhe atyre që janë kompatibil në tregti.

Qendra tregtare është pjesë e projektit multifunksional “Shkupi East Gate” që parasheh edhe ndërtim të kompleksit rezidencial prej më shumë se 500.000 m2.

“Shkupi East Gate” është investim privat i grupit Ballfin i cili është themeluar që nga viti 1993 dhe është aktiv në fushën e patundshmërive, shitjeve në pakicë, shërbimeve dhe investimeve. Investimi i përgjithshëm vlerësohet rreth 103 milionë euro, kurse për ndërtimin e qendrës vitin e kaluar është nënshkruar marrëveshje për shkëmbin në vlerë prej 72 milionë euro me bankat vendase dhe të huaja. Ky është projekti i dytë i këtij grupacioni pas ndërtimit të “Shkupi City Mall” i cili në vitin 2015 iu shit kompanisë britanike Hystead Limited

Comments