Hapet zjarr në një xhami në Francë, plumba drejt imamit dhe mikut të tij

443
fresco

Një person i armatosur hapi zjarr jashtë një xhamie në Francën veriperëndimore, duke plagosur imamin dhe një person tjetër, para se të ikte nga vendi i ngjarjes, e më pas të gjendej i pajetë.

Ende nuk u bë e qartë se çfarë ishin motivet e incidentit në qytetin Brest, por ministri i brendshëm Christophe Castaner tha se kishte lëshuar urdhra për të rritur masat e sigurisë rreth vendeve të adhurimit në të gjithë Francën.

Imam Rachid El Jay u godit nga katër plumba ndërsa një besimtar që e shoqëronte pësoi plagë nga dy plumba, fatmirësisht, jo kërcënuese për jetën.

Nënkryetari i komunës së Brestit, Trabelsi Hosny tha se imami doli nga xhamia me një mik kur “një person iu prezantua dhe kërkoi të bënte fotografi, dhe pasi imami pranoi, e gjuajti me armë atë dhe mikun e tij.

Policia ka hapur një hetim në zyrën e prokurorit të Parisit duke thënë se situata po shqyrtohet gjithashtu nga skuadra anti-terroriste. /tesheshi.com/

Comments