Haqim Ramadani hap “ArDea”, depon më të re të materialeve ndërtimore në Çellopek

105

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka njoftuar hapjen e një biznesi të ri në sektorin e ndërtimtarisë. Ai përmes një statusi në Facebook bëri të ditur se së shpejti do të hapet “ArDea”, depo e re për materiale ndërtimore dhe ndërtim objektesh.

“Pas vështirësisë vjen lehtësimi! Pas sfidave të mëdha vijnë fillimet e reja, dhe ne jemi gati t’ju sjellim cilësi, profesionalizëm dhe shërbim të besueshëm”, shkruan Ramadani.

Ai theksoi gjithashtu se detajet për hapjen solemne të depo-s së re do të publikohen së shpejti.

Me hapjen e “ArDea”-s, Ramadani synon të sjellë një standard të ri në furnizimin me materiale ndërtimore në komunën e Bërvenicës dhe zonat përreth.

Comments