Haradinaj akuzon Kurtin se po dorëzohet para Serbisë, zbulon sloganin e ri të AAK-së

532
fresco

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar sot pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë së AAK-së.

Haradinaj ka thënë se kjo mbledhje është mbajtur në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë, shkruan lajmi.net.

Sipas Haradinajt, fjalia e fundit e gjithë debatit të mbledhjes ishte: “Aleanca qëndron edhe kur krejt të tjerët dorëzohen”.

Ai gjithashtu ka zbuluar se ky do të jetë slogani i ri i AAK-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!

Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!. /Lajmi.net/ 

Comments