Haradinaj drekon me studentë në mensë
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të vitit të ri akademik, ka vizituar Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit.
Me këtë rast ai ka shfrytëzuar rastin të drekojë së bashku me disa studentë.
“Si Qeveri kemi treguar kujdes të veçantë për këtë qendër, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe inventarit, për t’u dalë zot katër mijë studentëve që qëndrojnë në konvikte dhe 6500 studentëve që ushqehen në mensë dhe ky kujdes do të vazhdojë”. /Lajmi.net/