Haradinaj e quan veten me fat që bashkëpunoi me Rugovën: Figura e tij, përjetësisht e respektuar

95

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova, e ka konsideruar veten me fat që për një periudhë kishte bashkëpunuar me të, shkruan Express.

Moebel THEMA

Haradinaj ka shkruar se figura e Rugovës do të mbetet përjetësisht e respektuar për të.

“Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi. Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Comments