Haradinaj i përgjigjet Kurtit: As ai nuk do ta kalonte pragun pa Guxo-n dhe Alternativën

127
fresco

Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta kalonte pragun pa koalicionin parazgjedhor me partinë Guxo dhe Alternativën.

Kryetari i AAK-së i bëri këto komente në kundërpërgjigje ndaj deklaratës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se “AAK-ja do të mbetej nën prag pa koalicionin me Nismën Socialdemokrate.”

“Këto koalicionet janë për përfitime të caktume”, tha ai derisa e komentoi deklaratën e Kurtit. “Mendoj se edhe Vetëvendosje pa listën Guxo dhe Alternativën nuk e kishte kalu pragun”.

Haradinaj e përsëriti sërish akuzën ndaj aleatëve të Kurtit në Maqedoninë e Veriut, anëtarëve të koalicionit VLEN, se po i bëjnë presion deputetit të komunitetit goran Adem Hodza për votimin e Albulena Haxhiut për postin e kryeparlamentares.

Comments