Haradinaj: Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi

378

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për të ndarë me ta dhimbjen për humbjen tragjike të dy vëllezërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe.

“U qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Shemsedin dhe Isa Abazi”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

Comments