Haradinaj: Kam informacione se do të tentojnë ta zgjedhin qeverinë me votim të fshehtë për ta kontrabanduar ndonjë deputet

72
fresco

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha se shpreson se kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka votat për krijimin e qeverisë së re sot.

“Tash ta shohim. Meqenëse zoti Kurti ka thënë që ta kryejmë Kuvendin pastaj i ka numrat, shpresoj që i ka”, tha ai para gazetarëve.

Haradinaj tha se ka informacione se “do të tentohet në një votim i fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”.

“Ne gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi pro institucioneve, sa më shpejt që të krijohen, por nuk shoh që do të ketë ndonjë zgjidhje të qëndrueshme sot për sot”, tha ai.

Haradinaj tha se nëse sot do të ketë qeveri të re, “me shumë do të jetë qeveri e pazareve”.

Comments