Haradinaj: Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda mendjen me vështirësu jetën e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e përshkruar situatën si të rënduar dhe të qëllimshme.

Sipas Haradinajt, qasja e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe bashkëpunëtorëve të tij po e çon vendin drejt një bllokade të qëllimshme politike.
“Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam me reflektu këtë. Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës. Pra ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë. Po na ftojnë por po e mbajnë të bllokuar procesin, ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru”, tha Haradinaj.