Haradinaj: Kurti me heqjen e taksës siguron pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia

397

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj sërish ka bërë thirrje që të mos hiqet taksa.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sipas tij Qeveria Kurti me heqjen e taksës ia siguron pushtimin ekonomik të Kosovës, Serbisë.

Postimi i plotë: 

Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.

I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje.
Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit.

Tregu vetëm për njohje! RH /Lajmi.net/

Comments