Haradinaj për Kurtin: Ekziston mundësia reale e zhgënjimit, nuk mendoj se është ai që u premtua

613

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një konferencë për media, ku ka theksuar se janë falënderues në drejtim të votuesve për besimin e dhënë dhe se do të jenë pjesë e opozitës.

Haradinaj tha se do të vazhdojnë t’i jenë besnik temave që kanë listuar si parti dhe se nuk do të bëjnë kompromis me askënd.

I pari i AAK-së u deklarua poashtu edhe për liderin e Vetëvendosje ku tha se për fat të keq nuk mendon se është njeriu i cili është premtuar të jetë.

“Ju e dini se nuk dua të prishi vendimin e sovranit, ne e respektojmë atë. Ndërsa e dini mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes, për fat të keq mendoj se nuk është ajo që është premtu. Ekziston mundësia reale e zhgënjimit pikërisht nga votuesit, pra shpresoj që të jem gabim, por ne nuk kemi pozicion për individ, por kemi pozicion për temat. Nëse kushdo që i shkel këto tema do të na ketë aty si opozitë”, tha Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu tha se nuk ka koment se a duhet apo jo qeveria pa Listën Serbe, por që në bazë të Kushtetutës kush e merr mandatin i merr përgjegjësitë.

“Pra fitues i zgjedhjeve kushdo që të jetë pasi ka diferencë të vogël mes VV-së dhe LDK-së por kushdo që e merr përgjegjësinë duhet të vendosë. E mendojmë votën si të jashtëzakonshme dhe do ta zbatojmë në tema. Përcjellim të dhënat e KQZ-së edhe pse s’kemi anëtarë atje. I bjen që jemi mes 14-15 deputetë, në Parlamentin e Kosovës. Me PSD-në ka qenë koalicion i sinqertë, mendoj se të gjithë e hetojnë një bashkëpunim të përbashkët. Jam për të bashkëpunu me ta,por s’kemi bisedë për planet e së ardhmes”, shtoi Haradinaj./Indeksonline/

Comments