Haradinaj: Propaganda kundër meje e ka selinë në Moskë

67

 


Haradinaj: Propaganda kundër meje e ka selinë në Moskë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj shkrimeve të mediave serbe ku ai cilësohet si “bos i krimit dhe kontrabandës”.

Me anë të një deklarate drejtuar mediave, Haradinaj thekson se këto sulme e kanë selinë në Moskë. Ndër të tjera kryetari i AAK-së pohoi se nuk do të ndalet pavarësisht sulmeve.

Moebel THEMA

Reagimi i plotë:

Aleancat e krimit në Beograd e në Prishtinë, qenkan aktivizuar sërish në sulme kundër personalitetit tim, familjes sime dhe organizatës politike që e drejtoj. Këtë herë në stilin “science fiction”, duke prodhuar histori për tregti armësh të përmasave të mëdha, ku unë qenkam bosi.

Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit, sepse këto aleanca të krimit me seli në Beograd e në Prishtinë, por që mentorët i kanë në Moskë, janë aktivizuar sa herë që dikush u ka dalë përpara dhe e ka penguar influencën e tyre në Kosovë. Edhe tani po ndodh e njëjta gjë, por kësaj radhe, propaganda e tyre është aq e tejdukshme, sa që ata vet do të jenë viktima të saj.

Këtë herë nuk më ndalin dot!

Comments