Haradinaj uron Amerikën

324

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rasin e shënimit të 241 vjetorit të pavarësisë.

“Me rastin e 241 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e veçantë të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, popullin mik amerikan, Ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, amerikanët me mision në Kosovë dhe paqeruajtësit në radhët e KFOR-it”.

“Populli i Kosovës u është përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në të gjitha përpjekjet tona për shtet dhe dinjitet kombëtar e qytetar”.

“SHBA-të janë vendi ynë mik dhe partneri kryesor strategjik në ruajtjen e paqes dhe lirisë, konsolidimit demokratik dhe zhvillimit të Kosovës.Sot ndjehemi krenarë që jemi rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara. Sot festojmë edhe ne, krah për krah me Shtetet e Bashkuara!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova

Comments