Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri, ka thënë që 2019-ta do të jetë vit i zhvillimit ekonomik.
Haradinaj së bashku me gruan e tij Anitën, vizitojnë një çerdhe ku u shpërndajnë fëmijëve dhurata që i mbushin në zyrën e kryeministrit bashkë me stafin.
“Të dashur qytetarë të Kosovës kemi thënë gjithnjë që sfidat vetëm na forcojnë, e kemi gjetur vendin pa energji, pa prodhim, me rrezik me na u rrit çmimi edhe mos me pasë energji. Sot konsumojmë energji të Kosovës, edhe sot jemi të sfiduar me energji, por jemi këtu dhe jemi të fortë”, tha Haradinaj.