Haraqija nuk e pranon humbjen në Podujevë: Figurat e LVV-së janë të LDK-së

525
fresco

Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, nuk mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës humbi dje zgjedhjet në komunën e Podujevës.

Shpejtim Bulliqi i LVV-së u zgjodh dje kryetar komune me mbi 50 për qind të votave. Bulliqi ishte për shumë vjet anëtar i LDK-së

“LDK-ja e ka mujt veç LDK-në për arsye se njoh të gjitha strukturat…Të gjitha këto figura që kanë aderuar në Vetëvendosje janë 80 për qind të LDK-së. Për atë po them që LDK-ja e ka mujt vetëm LDK-në”, tha Haraqija në T7.

“Për mua LDK-ja nuk po tkurret. LDK-së duhet me ja ndezë motorat . LDK-ja bjen por prapë se prapë ka themel”, shtoi ai.

Comments