HASANI: PO BËHET PERSEKUTIMI POLITIKË I USHTARËVE TË UÇK-SË

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ngritjen e aktakuzës për Fatmir Limajn e ka vlerësuar si një dënim politik nga EULEX.
Sipas tij, kjo akuzë dëshmon prezekutimin pa kompromis të UÇK-së nga Serbia me elementë shqiptarë.
“Akuza e re kundër Fatmir Limajt për të satën herë e dëshmon persekutimin e tij shpirtëror familjarisht dhe luftën e pa kompromis kundër UÇK- së nga Serbia me elementë Shqiptarë dhe të gjykuar nga miqtë ndërkombëtarë përmes Gjykatës Speciale për dënime speciale për Komandantet dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lum Dëshmorët që ranë për atdhe dhe janë vlerë e virtyt njerezor i Atdheut.
Tmerr për drejtesinë tonë, Mjerim politik për drejtesinë politike Ndërkombetare. Ky është gjykim politik i politikës Ndërkombetare kundër UÇK-së, sepse, kinse për një shpullë dënohet Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së Sylejman Selimi; për një vrasje inekzistente dënohet Komandanti i zonës së parë të Drenices Sami Lushtaku dhe për mos ndalim në vrasje, pa qenë në vendngjarje, ngritet akuze e do të gjykohet për të njejtën vepër për të tretën herë, njëherë në Hage dhe i shpallur i pafajshëm, ne Rastin Kleçka Komandanti i Brigadës 121 të UÇK-se Fatmir Limaj. Kjo nuk do Koment.” ka shkruar Nait Hasani.