Hasani: Shqiptarët të pa dëshiruar në Dogana, punësohen 42 maqedonas vetëm 8 shqiptarë

104
fresco

Ish-zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë, Muharrem Hasani ka deklaruar se Drejtoria e Doganave ka pranuar 50 punonjës të ri – 42 maqedonas dhe vetëm 8 shqiptarë.

midle

Ai këtë e ka shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij, një javë më parë, po në këtë Drejtori, 25 punonjës (që të gjithë maqedonas) janë ngritur në detyrë duke ua pranuar arsimin sipëror.

“Në mesin e 25 punonjësve, nuk u gjet asnjë shqiptar, edhe pse me dhjetëra kanë dorëzuar kërkesë për pranim të Fakulteteve dhe me këtë – ngritje në detyrë.
Situata aktuale në Drejtorinë e Doganave është më shumë se dëshpëruese, pasi jo që u sigurua përfaqësimi i drejtë kur e dorëzova detyrën e zëvendësdrejtorit, por përkundrazi – është rrezikuar skajshmërisht përfaqësimi i drejtë dhe ka nis nënçmimi i thellë ndaj punonjësve shqiptarë.
Faj nuk ka pala tjetër, nga ata pritej nënçmimi! Por është tmerruese heshtja e këtyre të S’VLEN-it, të cilët më shumë e respektojnë këshilltarin e lartë në Doganë, Johan Tarçullovski, sesa punonjësit shqiptarë. Dhe, turpi ka tre-katër emra, ata që po dëshmojnë çdo ditë e më shumë se NUK VLEJN-ë asgjë. Por, edhe pak dhe do mbahen mend si tradhtarët dhe antishqiptarët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut.
Rezila! Turpi pak është për ju!”, ka shkruar Hasani.

Comments