Haxhiu arrin në Kuvend, nuk tregon nëse i ka 61 vota për t’u zgjedhur kryekuvendare

50
fresco

Ministrja në dorëheqje e Drejtësisë dhe e propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka arritur para pak minutash në Kuvendin e Kosovës.

Ajo iu është shmangur gazetarëve dhe s’ka dhënë përgjigje në pyetjet e tyre se ai ka siguruar votat për t’u bërë kryetare e Kuvendit.

midle

Haxhiu është futur brenda Kuvendit me shpejtësi.

As kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka folur kur është pyetur nga gazetarët nëse i kanë votat për kryetar të Kuvendit.

Comments