Haxhiu: Ofenduese për Drenicën që dikush që komunikoi me Radojiçiqin të mbajë tubim të hapur atje

147

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka folur në lidhje me situatën e krijuar në Skenderaj, pasi kryeministri Albin Kurti me parti shkuan atje për të mbajtur një tubim.

Haxhiu ka përmendur se në ditën kur u anuluan aktivitetet politike atje për shkak të aksidentit me tri viktima, Kurti me VV-në shkuan për “ta tensionuar situatën”.

“Është fyese për Drenicën që dikush që ka komunikuar me Radojçiqin për të eliminuar nga paga minimale veteranët e UÇK-së të shkojë të mbajë tubim të hapur, është e njëjta qeveri që Drenicën e ka lënë pa ujë. E njëjta qeveri e cila nuk ka mbështetur Skenderajn dhe qytetarët e këtij vendi kur e kishte fatkeqësinë e vërshimeve, një qeveri e tillë që refuzon dhe injoron drenicasit, normalisht që ka reagime të qytetarëve ndaj kësaj qeverie e cila për katër vjet injoroi Drenicën dhe i ofendoi me pjesëmarrjen e saj atje dhe me Mimoza Kusarin e cila ka komunikuar me Radojçiqin”.

“Duke ditur që nuk kanë përkrahës atje, as 200 vetë, ishte qëllim i Kurtit për të bërë përpjekje për ta tensionuar situatën, sepse nuk ka çka prezanton as nga puna e tij katërvjeçare e as se çfarë do të bëjë në katër vitet e ardhshme”.

“PDK në Skenderaj pushoi aktivitetet e saj, e lëre me u marr me Kurtin…Ishte reagim i vetë qytetarëve” – ka thënë ai për “Klan Kosova”.

Comments