Haziri mesazh VV-së: S’mund ta bëni vetëm Qeverinë, emri i kryeministrit kalon në zyret tona
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i ka dërguar porosi të qartë Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes për emrin e kryeministrit në Qeverinë e re.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë Qeverinë e vetme, ngase sipas tij sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, Kosova ka nevojë si për ajër për një qeveri të re.
Porosia më direkte, tashmë e ripërsëritur nga Haziri, është ajo se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK-së”.
Postimi i plotë:
Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!. /Lajmi.net/

