Hekuran Krasniqi, Dardani dhe Eltoni publikojnë këngën ‘Qyteti i heshtur’
Hekuran Krasniqi, Dardani dhe Eltoni kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor.
‘Qyteti i heshtur’ titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Hekurani, me saksofon Dardan Gjinolli dhe sint Elton Neziri.
Kënga u pëlqye nga publiku dhe në kanalin zyrtar në Youtube ndjekësit i kanë shkruar treshes komente pozitive.