Hekuran Murati alarmon se Kosova mund të humbë 90 milionë euro, por harron që ai dhe partia e tij janë pjesë e bllokadës

Hekuran Murati ka alarmuar se Kosova po rrezikon të humbas 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore.

Ministri në detyrë i Financave e ka akuzuar opozitën për bllokadën e krijuar në Kuvend, duke harruar që ai dhe partia e tij janë pjesë e bllokadës dhe me një veprim të thjeshtë mund të zhbllokojnë situatën e krijuar.
Janë 90 milionë euro të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Ky lloj financimi është i veçantë sepse ka kamatë 0%.
Shumë shtete do të dëshironin të përfitonin nga një financim i tillë, por Kosova është ndër shtetet e rralla që ka përfituar falë reformave të ndërmarra dhe menaxhimit të mirë të financave publike.
Partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin, ndërsa tash po e pamundësojnë edhe konstituimin e legjislaturës së re duke mos marrë fare pjesë në votim, duke prolonguar kështu ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Por Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht.
Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe ti jepen një shteti tjetër.
Prandaj është jetike që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje. Inatet politike nuk do të duhej t’i kushtonin shtetit tonë” shkruan Hekuran Murati në njoftim./Indeksonline/