Hekurudha më e shkurtër në botë dhe historia e saj

155

Moebel THEMA

Treni padyshim që është në mesin e transporteve më të përdorur nga njerëzit. Të hipësh në një tren, tashmë është bërë një zakon dhe pjesë e të përditshmes për shumë persona. Me artikullin e sotëm, duam të ju prezantojmë një hekurudhë vërtetë shumë speciale që gjendet në Los Angeles.

Po flasim për “Angels Flight”, hekurudhën më të shkurtër në botë. Siç mund të shihet nga imazhet, është vërtetë shumë e vogël si hekurudhë dhe duket sikur është në miniaturë. Duhet të dini se struktura është inauguruar në 1901, në një nga lagjet më të famshme të modës në atë kohë.

Siç mund ta vësh re edhe nga fotot, hekurudha lidh pjesën më të lartë të një kodre me rrugën. Koha mesatare që i duhet për të bërë transportin e pasagjerëve, është vetëm një minutë.

Për fat të keq në 2001, një burrë humbi jetën në këtë hekurudhë dhe për këtë motiv, ajo mbeti e mbyllur për të paktën 9 vjet. Nga 2010, u rikthyer në funksion, por në 2013, ndodhi një tjetër aksident.

Pas kësaj datë, hekurudha nuk është më në gjendje pune dhe ende nuk ka ndonjë lloj informacioni për sa i përket të ardhmes. Nuk dihet ende nëse ndonjë ditë mund të rivitalizohet sërish.

Comments