Helikopterët fluturojnë mbi Kabul, raportohet se Merkel do të dërgojë ushtrinë në ndihmë të evakuimit

451

Helikopterët janë filmuar teksa fluturojnë mbi Kabul tashmë në duart e talebanëve.

Zyrtarët amerikanë po transportohen me helikopterë në aeroport nga ambasada në rrethin e fortifikuar Wazir Akbar Khan, ndërsa një zyrtar i NATO -s tha se disa punonjës të Bashkimit Evropian janë zhvendosur në një vend më të sigurt në Kabul.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel po planifikon të vendosë ushtarë në Afganistan për të ndihmuar në evakuimin e shtetasve gjermanë dhe afganëve në rrezik nga talibanët, thonë burimet parlamentare. /Ora News/

Comments