Heqja e orës policore dhe testi PCR për ata që hyjnë në Kosovë, kabineti i Osmanit i reagon Hotit

296

Këshilltari i u.d së presidentit Vjosa Osmani, Artan Murati ka reaguar pasi qeveria në detyrë e Avdullah Hotit ka marrë sot vendim që të hiqet ora policore dhe ata që hynë në Kosovë të kenë testin PCR negativ, raporton Gazeta Express.

Murati ka thënë se si është e mundur që testi PCR të kërkohet pikërisht tash kur ka flukt të mërgimtarëve.

“Dmth Qeveria në detyrë merr vendim sot (pika 3), që të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në Kosovë duhet të kenë test negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose duhet të izolohen për 7 ditë. Kam pesë pyetje:E para, si është e mundur të mirret një vendim i tillë pikërisht në këtë kohë, kur dihet që kemi fluks të bashkëatdhetarëve që vecse janë nisur për Kosovë dhe janë rrugës, pa e pasur informatën për posedim të testit negativ”, ka shkruar ai.

Murati ka thënë poashtu se në rast të mungesës së testit dhe si rrjedhojë e izolimit a do të thotë kjo se atyre po u mohohet e drejta e votës.

“E treta, në rast të mungesës së testit, e si rrjedhojë e izolimit, a i bie që këtyre qytetarëve po u mohohet e drejta e votës të dielën? E katërta, a do t’ua paguaj ky formacion i qeverisjes në detyrë dënimet potenciale bashkëatdhetarëve tanë, nëse potencialisht do ta thyenin masën e izolimit dhe karantinës dhe do të dilnin ta ushtronin të drejtën e tyre fundamentale për të votuar”, ka shkruar Murati./Express/

Comments