Heshtja për marrveshjen i jep flakë nacionalizmit

178

BDI-SDSM1.jpg

Shkup, 5 mars – LSDM dhe BDI në rrugë për realizimin e këtyre tezave më së miri është që të bëjnë publike marrveshjen në detaje dhe të mundohen që opinioni të kuptojë dhe të jetë i informuar, kështu shkruan në kolumnën e tij Jane Dimeski anëtarë i institutit për demokraci Societas Civilic në Shkup, transmeton Zhurnal.

Politikanët e LSDM dhe BDI të cilët deklaruan se kanë marrveshje për dygjuhësinë në disa raste publike këto ditë mundohen që të arsyetojnë një pjesë të tyre ashtu si i prezantuan ndërsa ato marrveshje nuk i bëjnë publike në detaje si duhet, thekson më tej Dimeski.

Lideri i LSDM Zaev sqaroi se detaje të marrveshjes do publikohen në parlament dhe gjatë përpilimit të programës qeveritare ndërsa duket qartë dhe qëllimi i rivalëve të tij që të mos bëj ai qeverinë aspak.

Më tej tezat e përmendura më herët po përdoren si qasje në rrjetet sociale që njëkohësisht të ndalojnë deputetët që vet në parlament të votojnë qeverinë. BDI duhet të bëj publike dhe marrveshjen me VMRO dhe detaje tjera, me këtë edhe pastrohen spekulimet rreth arsyeve se pse VMRO dhe BDI nuk bënë koalicion, a ishte nëpyetje dygjuhësia apo PPS, ekzistojnë argumente që nuk garantojnë spekulimet mirëpo për një pjesë të ndieshme të opinionit mund të jetë e mjaftueshme që të ndërtojnë një opinion drejt manipulimit.

Politikanët nga të tre partitë këto ditë kërkojnë që t`iu besohet fjalëve të tyre, në kushte normale kjo edhe mund të ndodhte, por duke parë se situata nuk është në kontroll dhe secilën ditë e më shumë helmohet mosbesimi në institucionet është shumë i lartë e madje ndasitë mes qytetarëve janë të mëdha. Opinionit i duhen akoma më shumë fakte nga ajo që janë dakorduar, në këto kushte disa raste të dhunës të orkestruara janë të nevojshme që të vijnë incidentet një nga një, nëse me cdo kusht ka plan për organizimin e tensioneve të ngjajshme ajo edhe mund të realizohet. Megjithatë politikanët patjetër të japin argumente dhe të ndalojnë atë që po ndodh ose para se të ndodh, sepse më pas urrejtja do jetë e verbës dhe e shurdhës për faktet, më pas nuk do jetë e rëndësishme dicka e filluar me lajme të rrejshme të menduara apo përalla, për atë e rëndësishme është që LSDM dhe BDI të sqarojnë disa gjëra që kanë dakoduar, ka shkruar më tej në kolumnën e tij Dimeski, transmeton Zhurnal.

Comments