Hidhet molotov drejt selisë së Partisë Socialiste, ndizen disa vatra zjarri
Protestuesit opozitarë në Tiranë janë zhvendosur nga Kryeministria për në selinë e Partisë Socialiste, ku menjëherë kanë hedhur moltov në drejtim të ndërtesës.
Aty janë ndezur disa vatra zjarri. I njëjti skenar pritet të zbatohet në disa institucione të tjera.
Opozita ka nisur rreth orës 18:40 protestën e saj kombëtare të thirrur pas arrestimit dhe burgosjes së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.