Hill: Është koha që Asociacionit të bëhet realitet, ekzistojnë dy arsyje për këtë

203
fresco

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka folur edhe njëherë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Ai thotë se nuk do të dorëzohen derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas Hill ai është elementi kryesor i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë ai i jep dy arsyes se përse SHBA-ja po kërkon me ngulm në formimin e menjëhershëm të Asociacionit.

“Të gjithë ndërmjetësit në dialog thonë sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Hill

Ai më tutje është shprehur se janë dy arsye për këtë.

‘’E para është se, sipas tij, serbët e Kosovës janë të sigurt se Asociacioni duhet të formohet dhe e dyta është se komuniteti i Serbisë duhet ta dijë se çfarë përmban e ardhmja dhe se kjo është arsyeja pse SHBA-ja e merr këtë obligim “me seriozitetin më të madh”, është shprehur ambasadori i SHBA-ve në Beograd.

Hill shtoi se po pyeste veten se pse edhe 10 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, e cila e parashikonte këtë, Asociacioni nuk është formuar ende dhe kujtoi se edhe ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, si dhe Gabriel Escobar, kanë thënë se formimi i Asociacionit ishte prioriteti kryesor. /Lajmi.net/

Comments