Historia e dashurisë së Emmanuel dhe Brigitte Macron – ajo ishte

515
fresco

Një video ku Brigitte Macron (72 vjeçare) duket se e qëllon me shuplakë bashkëshortin e saj, presidentin francez Emanuel Macron (47 vjeçar), bëri xhiron e botës, por kjo nuk është hera e parë që flitet për çiftin e famshëm.

Historia e tyre e dashurisë, e cila filloi kur Brigitte ishte profesoreshë, është një nga më të famshmet në botën politike dhe ka shkaktuar shumë polemika.

Prindërit e tij e dërguan në shkollë me konvikt kur morën vesh se po takoheshin.

Foto: EPA

Brigitte dhe Emmanuel u takuan në shkollën katolike Le Providence, ku ajo punonte si mësuese. Ajo ishte 39 vjeçe dhe Emmanueli 15 vjeç.

midle

Në fillim, prindërit e tij menduan se Emmanueli po dilte me vajzën e Brigitte-s, por kur zbuluan se ai kishte ndjenja për mësuesen, e dërguan në shkollë me konvikt.

“Emmanuelit iu desh të shkonte në Paris”, tha Brigitte për Paris Match. “Mendova se do të binte në dashuri me dikë të moshës së saj. Kjo nuk ndodhi”.

Ata mbajtën kontakt për rreth dhjetë vjet, ndërsa ajo ishte e martuar me bankierin Andre-Louis Auziere, me të cilin ka tre fëmijë – Sebastien, Laurence dhe Tiphaine. Ajo nuk donte të divorcohej derisa fëmijët e saj të rriteshin.

“E di që i kam lënduar fëmijët e mi dhe kjo është gjëja më e vështirë për mua”, i tha ajo revistës Elle në dhjetor 2017. “Por nuk mund ta bëja dot. Ka raste në jetë kur duhet të marrësh vendime të rëndësishme. Për mua, ky ishte një nga ato momente”.

Foto: Getty Images

Ajo më në fund u divorcua në vitin 2006 dhe u martua me Emmanuelin një vit më vonë. Ish-burri i saj ndërroi jetë në vitin 2019.

Brigitte i tha dikur revistës Elle se ajo dhe Emmanueli përpiqen të shmangin fjetjen larg njëri-tjetrit, edhe me agjendën e tij të ngjeshur.

“Do të thotë shumë për mua që të kem Emmanuelin pranë meje”, tha ajo. “Nuk do të doja të flisja në emër të tij, por jam mjaft e sigurt se ai ndien të njëjtën gjë. Ne jemi njësoj si çdo çift tjetër. Ne biem dakord, nuk biem dakord. Ne grindemi, ndalojmë së grinduri. Është shumë e natyrshme”.

“Është sikur ke gjetur gjysmën tënde më të mirë dhe gjithçka thjesht shkon mirë. Për shkak të ndryshimit në moshë, nuk ishte e qartë, por ja që ndodhi. Kur lexoj histori për ne, më duket sikur po lexoj për dikë tjetër. Dhe në fakt është një histori e thjeshtë”.

Comments