Historiania e njohur fut në panik serbët: Bashkimi Shqipëri-Kosovë ka bekimin e SHBA

Historiania e njohur, Elena Kocaqi, ka vijuar me deklaratat e forta, që tërbojnë fqinjët tanë, grekët dhe serbët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, historiania shkruan se taksa e mallrave serbe, heqja e taksave dhe tatimet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë bekimin e Amerikës.

Duke komentuar deklaratën e ambasadorit të SHBA, i cili e cilësoi një hap të rëndësishëm krijimin e ushtrisë së Kosovës, Kocaqi shkruan se i jemi mirënjohëse përjetë politikës amerikane.
“Mbeshtetja Amerikane per ushtrine mjafton. Duket qe 100% ndaj Serbise dhe heqja e taksave dhe tatimeve midis Dardanise e Shqiperise ka bekimin Amerikan. Me thene rrofte Amerika qe mbron Shqiptaret eshte pak. Mirenjohes perjete politikes Amerikane. Ambasadori Amerikan ne Prishtine nje fat per Shqiptaret”, shkruan Kocaqi.