Historike: BE-ja sapo aprovoi udhëtimin pa viza për plot 50 milion njerëz

103

Historike: BE-ja sapo aprovoi udhëtimin pa viza për plot 50 milion njerëz

BE-ja ka aprovuar udhëtimin pa viza për 50 milion ukrainas dhe gjeorgjianë, shkruan “The Independent”.

Zyrtarët thanë se marrëveshja ishte aprovuar për t’i dhënë fund  mosmarrëveshjeve të brendshme të BE-së për  të mbajtur masat e premtuara.

Bisedimet e vona të natës së djeshme që përfshinin shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentin Evropian kanë arritur një kompromis mbi kushtet e një mekanizmi që mund të përdoret për të pezulluar skemat e udhëtimit pa viza në raste urgjente.

Pas krizës së refugjatëve të vitit të kaluar, qeveritë e BE-së janë nxitur nga një reagim popullor për të lehtësuar lëvizjen brenda kontinentin për 45 milionë ukrainas, si dhe 5 milionë gjeorgjianë.

Duke i lejuar ata që të udhëtojnë në zonën Shengen të Evropës pa aplikuar më parë për viza,  është një nxitje e rëndësishme për njerëzit atje që duhet të pranojnë reforma të vështira nga qeveritë në Kiev dhe Tbilisi,  si dhe për ata që kërkojnë marrëdhënie më të ngushta me BE-në./SYRI.net/ 

Comments