Hoti: Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken, vendimi i qeverisë joligjor

210
fresco

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të ulur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Hoti në Facebook, ka thënë se në këtë kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite pagat duhet të rriten jo të ulen, shkruan lajmi.net.

Tutje, deputeti i LDK-së, ka thënë edhe se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken dhe se, vendimi i sotëm i qeverisë është joligjor.

Më tej, Hoti ka shtuar se, deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici, FSK dhe, në sektorët e tjerë që janë me paga të ulëta.

Postimi i plotë:

Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.

Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta. /Lajmi.net/

Comments