Hoti pas heqjes së reciprocitetit: Vepruam si na kërkuan partnerët
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka quajtur vendim të rëndësishëm heqjen e reciprocitetit me Serbinë.
Kreu i ekzekutivit në një konferencë për medie shtoi se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që vazhdohet dialogu.
“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut”.
“Presim që edhe pala serbe të heq të gjitha pengesat por ne ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran që të vendosim masa për ruajtjen e sovranitetit tonë në përputhje me partnerët ndërkombëtarë”.