Hoxhës i ndalet fjalimi në “Javën e Gruas”

314

Tri vajza kanë penguar ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha që të mbajë fjalimin e saj në aktivitetin që po mbahet sot në “Javën e Gruas”.

Derisa ministrja Hoxha po e merrte fjalën në këtë aktivitet me temën lufta kundër korrupsionit fjalimi i saj u pengua nga tri vajza të cilët në dorë po mbanin një pankartë më mbishkrimin “Dhurata je përly në krimin që e ke kryer”.

Në pankartë ishte edhe fotografia e aktivistit të VV-së Astrit Dehari i cili ka vdekur në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit. Asokohe, Dhurata Hoxha ishte ministre e Drejtësisë, transmeton Klan Kosova.

Tri vajzat janë larguar nga salla nga sigurimi, ku po mbahet aktiviteti.

Hoxhës iu ndërpre fjalimi edhe në Kuvend. Në interpelancën për Rastin Dehari në Kuvendin e Kosovës, debati i ashpër gati ka eskaluar në përleshje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Kreu i VV-së, Albin Kurti kërkoi dorëheqjen e ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, në atë kohë ministre e Drejtësisë.

Comments