HRU: SHI kanë likuiduar 300 ish-pjesëtarë të policisë irakiane

508

133402427

Hjuman rajts uoç njoftoi sot se para tre javëve luftëtarë të SHI-së kanë vrarë më shumë se 300 ish-pjesëtarë të policisë irakiane dhe i kanë hedhur në varrezë masive në afërsi të vendit Hamam el Alil, në jug të Mosulit.

Sipas banorëve të këtij vendi, ekstremistët në javët të cilat i paraprinin tërheqjes së tyre kanë vrarë 200 persona. Ata pohojnë se ekstremistët kanë vrarë njerëz dhe ua kanë hequr kokat.

Sipas HRU-së, ish-policët janë ndarë nga një grup nga rreth 2.000 persona nga fshtrat dhe qytetet fqinje. Ata kanë qenë të detyruar të nisen me ekstremistët gjatë tërheqjes së tyre drejt Mosulit dhe Tal Afarit.

Fillimisht është zbuluar varrezë me rreth 100 trupa pa kokë në Hamam al-Halil jo larg nga Mosuli, por kjo sipas HRU-së është vetëm një nga varrezat e shumta.

Janë realizuar edhe vrasje publike për shkak të “tradhëtisë dhe bashkëpunimit” me forcat irakiane të mbrojtjes, për shkak të ndalesës për shfrytëzim të celularit ose dezertimit.

Comments