Humb jetën polici me bashkëshorten, detaje nga aksidenti i rëndë në aksin Lezhë–Shkodër

195

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Lezhë.

Nga përplasja e dy automjeteve në fshatin Gocaj kanë humbur jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe bashkëshortja e tij.

Sipas burimeve, viktimat janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini.

Për nxjerrjen e trupave nga automjetet e aksidentuara kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Nga burime ende të pakonfirmuara bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe një grua dhe një vajzë, të cilat janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Comments