Humbi jetën kardiologu i njohur, Dr. Agim Zeqiri

321

Me dhimbje të thellë u prit sot lajmi për ndarjen nga jeta të kardiologut të njohur, Dr. Agim Zeqiri. Një figurë e respektuar në mjekësi dhe një mik i dashur për shumëkënd, ai u kujdes gjatë gjithë jetës jo vetëm për të shëruar zemrat e njerëzve, por edhe për t’u dhuruar mirësi, pozitivitet dhe shpresë.

“Jam i prekur thellë nga humbja e një miku shumë të afërt,” – shkruan një nga miqtë e tij të ngushtë. “Zemrat që ishin puna jote sot na i ke mbushur me trishtim… Të qoftë dheu i lehtë, doktor Agim!”

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në komunitetin mjekësor dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Comments