Humbjet më të thella në historinë e Ligës së Kampionëve
Pas mbarimit të raundit të parë të ndeshjeve (faza e grupeve) të Champions-it, një nga lojërat më të shquara ka qenë ajo, ku përballeshin Barcelona dhe Celtic Glasgow 7-0, rezultat mëse i miratuar nga katalanasit, ishte fitorja më e madhe e Barcelonës në garën kontinentale. Po ashtu, është një rezultat që do të hyjë në historinë e këtij kompeticioni. Rezultat i pazakontë në këtë fazë të Champions-it, por duke gërmuar nëpër arkiva mund t’ju sjellim fitore të tjera të mëdha gjatë gjithë historisë së kësaj gare. Barcelona e Luis Enrique mund të mburret, gjithsesi, me të qënit në këtë renditje europiane.
Liverpool – Besiktas 8-0 (faza e grupeve, 2007) Skuadra nga “Anfield” kryeson listën e fitoreve më të mëdha në historinë e Champions-it. Rezultati 8-0 u fiksua në një takim të fazës së grupeve, kundër turqve të Besiktas. Liverpool shënoi plot 8 herë në portën kundërshtare. Crouch realizoi dopietë, ashtu si Babel, një gol i Gerrard, ndërsa Benayoun e mbylli me “hat-trick” i të dy, ishin “përgjegjës” për këtë fitore, që u fut në histori. Skuadra angleze drejtohej nga Rafa Benitez dhe arriti deri në gjysmëfinale të këtij edicioni, duke u eliminuar nga Chelsea i Avram Grant, i cili më vonë do të biente në finale të Champions-it, kundër Manchester United të Alex Ferguson.
Real Madrid -Malmo 8-0 (faza e grupeve, 2015) Sezonin e kaluar, Real Madridi shënoi goleadë ndaj suedezëve të Malmo, duke siguruar fitoren e vet më të madhe në historinë e Ligës së Kampionëve. Me trajnerin Rafa Benitez në stol, galaktikët e Madridit e shkatërruan kundërshtarin në “Santiago Bernabeu”. Një “poker” i Cristiano Ronaldo, një “hat-trick” nga Benzema dhe një gol nga Kovacic shërbyen për kënaqësinë e tifozëve të Madridit. Ky edicion i Champions-it përfundoi me trofeun e 11-të, të ngritur nga “Los Blancos”, në Milano.
Juventus – Olympiacos 7-0 (faza e grupeve, 2003) Në dhjetor të vitit 2003, po në fazën e grupeve, Juventusi ka nënshkruar fitoren më të madhe të tij në Ligën e Kampionëve. Ai e bëri këtë ndaj grekëve të Olympiacos. Në stolin e bardhezinjve ishte Marcelo Lippi. Bardhezinjtë i vandalizuan grekët falë Trezegue të dyfishtë, golave të Miccoli, Maresca, Di Vaio, Del Piero dhe Zalayeta. Atë vit, Porto e Jose Mourinho do të shpallej kampione e Europës. Juventusi, ndërkohë, u eliminuar nga Deportivo La Coruna në raundin e dytë.
Arsenal – Slavia Prague 7-0 (faza e grupeve, 2007) “Emirates Stadium” prodhoi në tetor të vitit 2007 një prej fitoreve më të mëdha të historisë së ekipit të tij. Arsenal, i drejtuar nga Arsene Ëenger, mundi Slavia Prague në mënyrë argëtuese. Cesc Fabregas shënoi një dopietë. Një tjetër premtim i momentit, Theo Ëalcott, gjithashtu u bashkua me ata që tundën rrjetën e portës së çekëve. Hleb. Hubáek dhe Bendtner ishin golashënuesit e tjerë të ndeshjes. Flasim për edicionin 2007-2008 të Champions-it, që u fitua nga Manchester United i Sir Alex Ferguson dhe Cristiano Ronaldo. Arsenal, ndërkohë, ra në çerekfinalen kundër Liverpool.
Valencia – KRC Genk 7-0 (faza e grupeve, 2011) Një nga shpartallimet më të mëdha të historisë së Champions-it i përket relativisht kohëve të fundit dhe ka shije spanjolle. Viktimë ishte Genk, që pagoi një haraç të rëndë kundër Valencias. Belgët e pësuan këtë disfatë të rëndë para se të shkonin në “Stamford Bridge”. Një “hat-trick” i Soldado, golat e Jonas, Aduriz, Pablo Hernandez dhe Tino Costa, çertifikuan fitoren më të madhe të Valencias në këtë kompeticion europian. Megjithatë, një humbje e pësuar në Londër e pengoi Unai Emery të përparojë në Ligën e Kampionëve. Ishte pikërisht “ekzekutuesi” i Valencias, Chelsea, i cili përfundimisht e fitoi titullin atë vit, duke mposhtur Bayern Munich në finale.
FC BATE Borisov – FC Shakhtar Donetsk 0-7 (faza e grupeve, 2014) Vetëm dy vjet më parë, Shaktar Donetsk shkatërroi bjellorusët e BATE Borisov. Ukrainasit morën fitoren e tyre më të madhe në historinë e Ligës së Kampionëve. Kjo fitore ka një emër: Luiz Adriano. Sulmuesi aktual i Milanit shënoi pesë gola atë natë dhe ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve, me një “repóker” në këtë kompeticion. Champions-i këtij edicioni u fitua nga Barcelona. Shakhtar, ndërkohë, ra në raundin e dytë kundër Bayern Munich.
Bayern Munich – FC Basel 7-0 (raundi i dytë, 2012) Bayern Munich e ka arritur këtë rezultat ndaj FC Basel, në ndeshjen e kthimit të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, edicioni 2012-2013. Në ndeshjen e pare, bavarezët kishin humbur 1-0 në Zvicër, çka i karikoi për sfidën e dytë. Një “poker” i Mario Gomez, dopieta e Robben dhe goli i Müller e mbyllën çështjen e kualifikimit përfundimisht. Në këtë sezon, ekipi gjerman, i drejtuar nga Jupp Heynckes, do të fitonte ‘Romaine’, duke mundur në finale Borussia Dortmund 2-1.
Bayern Munich – Shakhtar Donetsk 7-0 (raundi i dytë, 2015) Dy personazhe janë të përsëritura në këtë shpartallim historik: Bayern Munich, përsëri xhelati, dhe Shakhtar Donetsk, këtë herë viktima. Kjo ndeshje luhej në vitin 2015 dhe skuadra e Pep Guardiolës e masakroi rivalin ukrainas. Atë ditë, gjermanët e siguruan kalimin e tyre në çerekfinale falë golave të Müller (dy herë), Boateng, Ribery, Badstuber, Leëandoëski dhe Gotze (nga një herë). Atë vit, Bayern Munich do të përfundonte duke u eliminuar nga Barcelona në gjysmëfinale, me katalanasit që e fituan përfundimisht Champions-in.
Barcelona – Celtic 7-0 (faza e grupeve, 2016) Fitorja e Barcelonës ndaj skocezëve ka hyrë në historinë kontinentale të katalanasve. Barcelona nënshkroi fitoren më të madhe në Ligën e Kampionëve. Tre gola u shënuan nga Messi, dy nga Luis Suarez, një nga Neymar dhe një tjetër nga Iniesta./telesport/