Hutohet Biden, mendoi se është vetë i dyti në podium, provon t’ia shtrëngojë dorën “njeriut të padukshëm”

3,745

Një episod i pazakonshëm ka ndodhur dje me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, pas fjalimit në një universitet në shtetin e Karolinës së Veriut.

Biden pas përfundimit të fjalimit 40 minutësh u hutua duke menduar se është në konferencë për media me ndonjë mysafir dhe pas përfundimit të fjalimit është kthyer t’i shtrëngojë dorë “mysafirit” duke qenë i pavetëdijshëm për një moment se ishte i vetëm në podium, raporton Gazeta Express.

Nga video-incizimet që dolën nga ngjarja në fjalë shfaqin shefin e Shtëpisë së Bardhë duke u kthyer në të djathtë për t’ia shtrënguar dorën “njeriut të padukshëm”.

Moebel THEMA

Pas përfundimit të fjalimit, presidenti Biden u përshëndet me duartroktitje nga të pranishmit.

Përshkak të moshës 79-vjeçare të presidentit Biden, republikanët i kanë kërkuar që ta bëjë testin kognitiv në disa raste.

Comments