Hysaj te Interi? Menaxheri, kjo është situata

Lajmi për kalimin e Elseid Hysaj te Interi ka bërë që të flasë edhe menaxheri i tij, Mario Xhufredi.
Ai ka komentuar këtë lajm, duke u shprehur se çdo gjë do të vendoset në merkaton e verës dhe jo në janar.
“Hysaj ka arritur nivelin që kishte në sezonin e kaluar. Pres ende më shumë nga ai për të vazhduar të bëjë një kampionat të madh. Më pas në qershor do të vendosim për të ardhmen. Janari? Jo. Për momentin ne do të vlerësojmë muajt e verës. Hysaj lëviz vetëm për një ekip të madh. Përsa i takon Europës, ai ka një klauzolë që kush e do duhet të paguajë.”- tha për mediat italiane menaxheri i futbollistit shkodran, Xhufredi.